Bashke

Takimi konstruktiv i liderëve të Lidhjes Evropiane për Ndryshim me ambasadorin francez

Të tre liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, sot me kërkesën e tyre e vizituan rezidencën e ambasadorit të Republikës së Francës në Shkup, SH.T. z. Siril Bomgartner.

Në këtë takim, të tre liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim e njoftuan ambasadorin francez për zhvillimet e fundit politike, siç është formimi i koalicionit të partive opozitare shqiptare, i cili tashmë njihet si Lidhja Evropiane për Ndryshim. Në fokus të takimit ishte edhe tema e procesit të integrimit evropian, si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë