Bashke

“U hakmora ndaj mësuesve”, aktori turk blen shkollën e tij të fillores dhe e shkatërron

Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul ka pushtuar mediat në vendlindje, me veprimin më të fundit që i ka lënë të gjithë të shokuar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ku pozon para një grumbulli rrënojash, ai rrëfen se ka blerë dhe më pas shkatërruar shkollën e tij të fëmijërisë.

Në postimin që ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale, Ertugrul thotë se për veprimin e tij motiv ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit në fëmijëri.

Ai shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht gjatë fëmijërisë, ndërsa një lum komentesh ku kritikohet për veprimin ka vërshuar në postim. Madje veprimet e tij janë cilësuar si destruktive dhe antiturke.

Ertuğrul ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk u ndanë mes atyre që e mbështetën aktin e tij dhe atyre që shprehen se po i dërgon mesazh të gabuar fëmijëve të vegjël.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë