Punëdhënësit shtuan vetëm 150 mijë vende pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin e kaluar, pasi ekonomia u ngadalësua pas grevave dhe normave të larta të interesit.
Fitimet ishin më të vogla se sa ishin parashikuar, duke ndihmuar në rritjen e shkallës së papunësisë në 3.9% nga 3.8% në shtator, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Banka qendrore e SHBA ka rritur ndjeshëm normat e interesit që nga viti i kaluar në përpjekje për të stabilizuar çmimet.
Por tregu i punës kishte mbetur shumë më i fortë se sa pritej përballë kostove më të larta të huamarrjes.
Gjatë vitit të kaluar, punëdhënësit kanë shtuar mesatarisht më shumë se 250,000 vende pune në muaj.
Tetori shënoi muajin më të dobët për krijimin e vendeve të punës që nga qershori, ndërkohë që rritja e pagave u ngadalësua gjithashtu.klan