Athletik Bilbao ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Atletiko Madridit, kësaj radhe me rezultat 3-0. Edhe ndeshjen e parë e kishin fituar baskët në kryeqytet me rezultat 1-0, dhe kështu me rezultat të përgjithshëm 4-0 i është bashkuar Majorkas në finalen e madhe.
Vëllezërit Uiliams ishin të pandalshëm në pjesën e parë, duke asistuar njëri-tjetrin për dy gola. Fillimisht Niko Uilliams asistoi te Inaki Ëilliams që shënoi për 1-0 në minutën e 13-të. Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Inaki kësaj radhe asistoi te Niko i cili shënoi për 2-0.
Në minutën e 62-të u shuan shpresat e kryeqytetasve, kur Gorka Guruzeta shënoi për 3-0. Në fund Atletik Bilbao festoi para shikuesve të vetë arritjen në finalen e madhe.
https://nvcplayer.crazyvidup.com/embed/4ro1AHcVE32kx?autoplay=1&htmlplayer=1