Bashke

Xavi: Ishte fitore ndaj njërës prej skuadrave më të mira në botë, jemi në gjysmë të rrugës

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Paris Saint-Germainit, me rezultat 3-2, në mbrëmjen e së mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i Barçës, Xavi, i cili ka thënë se pavarësisht rezultatit nga sfida e parë, PSG-ja mbetet favorite.

“Besoj se PSG mbetet favorit. E kemi ngushtuar diferencën sepse në mbrojtje kemi qenë solidë. Jam shumë krenar sepse ishte një fitore e madhe kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Jemi në gjysmë të rrugës”, u shpreh Xavi.

Ai gjithashtu hodhi lëdata ndaj Raphinas, i cili realizoi dy gola në këtë takim.

Përrndryshe, ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë