Bashke

Xavi pas eliminimit nga Copa del Rey: Nëse dështoj, do të largohem nga këtu

Skuadra e Barcelonës u eliminua mbrëmë nga Copa del Rey pasi u mposht ndaj Athletic Bilbao me rezultatin 4:2.

Trajneri katalunas, Xavi foli pas ndeshjes dhe dha një premtim të madh për tifozët e klubit spanjoll.

Ai tha se nëse skuadra e tij deri në fund të sezonit nuk arrin në nivel konkurrues do të largohet.

“Nëse deri në fund të sezonit nuk jemi në nivel konkurrues, do të më duhet të largohem nga këtu. Unë e di se ku jam. Këtu te klubi i Barcelonës ju duhet të fitoni tituj ose jeni në rrezik.

“Jam i bindur se projekti këtu ka potencial të lartë me lojtarët e rinj dhe të mirë”, tha Xavi pas ndeshjes

Kujtojmë që momentalisht Barcelona ka mbetur në garë për dy tituj, përfshi këtu La Ligan dhe UEFA Champions League.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë