Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri pritet të jetë gati për Evropianin e 2024-tës.
Shaqirit të hënën i është shfaqur një lëndim i vjetër por sipas disa rezultateve mjekësore u zbulua se lëndimi i Shaqirit nuk është i rëndë.
32-vjeçari ishte në Rennbahnklinik në Muttenz BL për ekzaminime mjekësore pasi klubi i tij Chicago Fire e liroi atë një javë më herët se sa ishte planifikuar.
Shaqiri të mërkurën do të jetë i gatshëm për t’i u bashkuar Zvicrës në kampin përgatitor, shkruan të martën gazeta zvicerane “Blick”.
Të hënën ka nisur grumbullimi te Zvicra, ndërsa 23 lojtarë aktualisht janë paraqitur në kampin përgatitor.
Mësohet se Shaqiri do të stërvitet ende individualisht në ditët e para të kampit përgatitor.