Bashke

Kylian Mbappe te Real Madridi? Klubi spanjoll vjen me një njoftim zyrtar

Real Madridi ka lëshuar një njoftim zyrtar në rrjetet sociale duke mohuar lajmet se ata janë duke negociuar një transferim të mundshëm me yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Mbappe pritet të bëhet lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm por Real Madridi nuk ka të drejtë të negociojë zyrtarisht me të deri në janar të 2024-ës.

Sidoqoftë, klubi asnjëherë nuk ka mohuar raportime të tilla rreth lojtarëve të ndryshëm andaj ky reagim zyrtar rreth Mbappes ka çuditur komunitetin sportive.

Çështja e transferimit të Mbappes është larg përfundimit, me klubin madrilen që duket se do të nënshkruajë me të në rast se francezi nuk nënshkruan kontratë të re me PSG-në gjatë muajve në vazhdim.

“Duke pasur parasysh informacionet e lëshuara dhe të publikuara së fundmi nga media të ndryshme, në të cilat spekulohet për negociata të supozuara mes lojtarit Kylian Mbappé dhe klubit tonë, Real Madrid C.F dëshiron të deklarojë se ky informacion është kategorikisht i rremë dhe se negociata të tilla nuk janë zhvilluar me një lojtar që i përket PSG-së”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga klubi madrilen.

Kujtojmë që Real Madridi është lidhur gjithmonë me një transferim të mundshëm të Mbappes që nga viti 2017 kur në atë kohë luante për Monacon.

Madje, ka qenë vet lojtari ai i cili kishte pranuar haptasi se ëndrra e tij mbetet që një ditë të vesh fanellën e bardhë të madrilenëve./Telegrafi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë