Bashke

Policia e Kosovës pajiset me armë të gjata

Policët e Kosovës nga sot do të pajisen me armë të gjata. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka deklaruar se blerja e këtyre armëve do të rris efikasitetin në luftimin e krimit, transmeton Telegrafi.

“Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, thotë ministri në postimin e tij në Facebook.

Ministri ka falënderuar shtetin kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë