Bashke

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Romës si mysafir në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Të dy skuadrat kishin raste para golit, Roma me Romelu Lukakun, ndërsa gjermanët me Florian Wirtz.

Ky i fundit, arriti të hap ndeshjen në minutën e 28-të pas një gabimi në mbrojtjen e Romës, kur Grimaldo rrëmbeu një top dhe pasoi te Wirtz, i cili përballë Svilar nuk gabon, duke tundur rrjetën e italianëve për 1-0.

https://x.com/bayer04fussball/status/1786118375896130037

Pas golit kishte raste të tjera me Alejandro Grimaldo dhe Jeremie Frimpong, që rrezikuan portën e Romës.

Lorenzo Pellegrini ka mundur të barazojë shifrat për Romën.

Edhe në fillimin e pjesës së dytë, të skuadrat kishin raste, ku Piero Hincapie rrezikoi për gjermanët, ndërsa Bryan Cristante kërkoi portën për Romën.

Kur pritej që Roma të barazonte shifrat, në skenë doli Robert Andrich i cili shënoi një gol të bukur për 2-0.

Sardar Azmoun  ka mundur të zbusë shifrat për Romën, por gjuajtja e tij nuk qëlloi cakun.

Bayer Leverkusen me këtë fitore bën hap të madh drejt finales, pasi që Roma do ta ketë të vështirë të kthehej këtë rezultat.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë